WSJ: “Irani furnizoi Rusinë me raketa balistike”. CNN: Në një Video tregon ushtrinë ruse duke ekzekutuar ushtarë që u dorëzuan. Stoltenberg: “Mbështetja e Pekinit për Moskën duhet të përfundojë”. Ndihma e re ushtarake prej 250 milionë dollarësh për Kievin nga SHBA

Lufta në Ukrainë arrin në ditën e 927. “Wall Street Journal” raporton deklarata të zyrtarëve amerikanë dhe evropianë sipas të cilave “Irani i ka dorëzuar Moskës raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi”.

Pak orë më parë ishte presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, nga Cernobbio ku foli në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar Ambrosetti, i cili bëri të njëjtën akuzë. “Ne po e sjellim luftën në Rusi në mënyrë që Putini të ndjejë presion”, deklaroi Zelensky dhe më pas shtoi: “Italia po bën gjithçka për të çuar përpara formulën e paqes”.

Dhe me pas  shtoi: “Unë kam një plan dhe do t’ia tregoj Harris dhe Trump”. Ndërkohë, CNN tregon një video, të marrë nga një dron ukrainas, ku shfaqen disa ushtarë rusë duke ekzekutuar ushtarët e Kievit që janë dorëzuar. Episodi do të kishte ndodhur pranë qytetit të diskutueshëm të Pokrovsk, në pjesën lindore të vendit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re