Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar projektin e Unazës së Tiranës, sipas të cilit është një vjedhje e madhe që nuk ka fund.

Komentet Berisha i bëri përmes një reagimi në Facebook, ku është shprehur se kjo rrugë nuk përfundon prej 10 vitesh, pasi sipas tij, që nga viti 2013 për çdo lot të saj “gjoba” rritet dhe qytetarët vidhen.

Ai shtoi se çmimi i ndërtimit të një kilometri të saj është pothuajse sa dyfishi i një kilometri në tunelin e Krrabës.

Reagimi i Berishës:

Unaza e Tiranës: Vidh e vidh, nuk ka të sosur.

Rruga që prej 10 vitesh nuk përfundon kurrë, sepse që nga viti 2013, për çdo lot gjoba rritet dhe qytetarët vidhen! Çmimi i ndërtimit të një km të saj u be pothuaj dyfishi i një km në tunelin e Krrabës! sb

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re