Një prej bursave më të mëdha të monedhave virtule tha se ka humbur 534 milionë dollarë në një sulm kibernetik ndaj rrjetit të saj.
Coincheck ndaloi depozitimin dhe tërheqjen e monedhave kriptografike përveç Bitcoin.
Nëse konfirmohet, atëherë kjo do të ishte vjedhja më e madhe në historinë e monedhave dixhitale.
Një tjetër bursë Japoneze, MtGox, ra në kolaps në 2014-ën pas një hakimi ku humbi 400 milion dollarë.
Hakerët thyen sigurinë e bursës mbrëmjen e të Premtes. Coincheck është ende duke hetuar sesa konsumatorë janë prekur. Incidenti është raportuar pranë Policisë dhe autoriteteve financiare.
Kjo bëri të monedhat kriptografike të binin menjëherë. Bitcoin ra me 3.4% ndërsa Ripple me 9.9%.
Ishte një tjetër e premte por e vitit 2014 kur MtGox humbi 850,000 mijë bitcoin. /PCWorld Albanian

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re