Kasaforta e Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor në Tiranë është vjedhur gjatë natës nga persona të paidentifikuar.

Dyshohet se kanë qenë dy autorë ata të cilët kanë hyrë në ambientet e Drejtorisë së Transportit Rrugor duke vjedhur një shumë parash. Mësohet se autorët kanë hapur një prej kasafortave dhe kanë marrë çfarë gjetën brenda.

Ndërsa kasafortën e dytë nuk kanë mundur ta hapin dhe e kanë marrë me vete. Nuk dihet saktësisht shuma e parave të vjedhura apo çfarë sende të tjera kanë marrë. Në vendngjarje kanë shkuar forcat policore të cilat janë duke kryer të gjitha hetimet.

Vjedhja e kasafortave u zbulua mëngjesin e sotëm nga pastruesja, e cila sapo vuri re çfarë kishte ndodhur, sinjalizoi menjëherë policinë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re