Një ngjarje e paprecedent ka ndodhur në stacionin e ujësjellësit në Bërdicë të bashkisë Shkodër, ku disa persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur transformatorin e rrjetit elektrik të këtij stacioni.

Mësohet se si pasojë e kësaj vjedhjeje, kanë mbetur pa ujë afro katër mijë banorë të katër fshatrave të Bërdicës.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat e policisë duke nisur hetimet. Inxhinieri i shoqërisë rajonale të ujësjellës kanalizime në Shkodër Lazër Pema thotë se dëmi i shkaktuar është i konsiderueshëm por shumë shpejt do merren masa për rikthimin e ujit të pijshëm në katër fshatrat e Bërdicës.

Inxhinieri Pema ka bërë një apel për gjithë banorët e kësaj zone por edhe për gjithë të tjerët që të mos dëmtojnë stacionet e ujësjellësve duke qenë se ky është një rast i përsëritur.

Brenda tre viteve të fundit ky transformator elektrik në stacionin e ujësjellësit të Bërdicës është vjedhur tri herë

Shoqëria Rajonale e Ujësjellës Kanalizime Shkodër është duke bashkëpunuar me policinë e shtetit për të indetifikuar autorët e kësaj ngjarje në stacionin e ujësjellësit në Bërdicë, ndërsa brenda pak ditësh pritet normalizimi i situatës për riparimin e transformatorit të dëmtuar dhe rikthimin e ujit të pijshëm.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re