Skip to content

Vidhet posta private në Tiranë, autori largohet me motor

2F6F4BC1 2004 4F28 BCC9 614A0845F597

Një person i paidentifikuar ka grabitur një poste private në Tiranë. Policia njofton se autori është futur në filialin e postës dhe nën kërcënimin e thikës ka mundur të marrë një shumë parash.

 

Autori është larguar nga vendngjarja me një motomjet, ndërsa policia ende nuk ja informacion mbi identitetin dhe drejtimin nga është larguar.

 

Policia ka ngritur pika kontrolli për të lokalizuar autorin, si dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.