Banesa e nënës dhe vëllait të ministrit Damian Gjiknuri  ra pre e një vjedhjeje.
 
Mësohet se 67-vjeçarja Lirije Gjiknuri, bëri një kallëzim në polici, ku  deklaroi se në banesë i rrëmbyen sende personale, por edhe paratë e disa muajve pension. Sipas hetuesit bëhet fjale për 160 mije lekë.
 
Vjedhja ndodhi në rrugën “Maliq Muça” prapa Ministrisë së Drejtësisë, kur tre persona hynë nga dritaret e apartamentit qe ndodhet në katin e tretë të pallatit. Për rastin, policia ka shoqëruar disa persona me precedent penalë kryesisht për vjedhje, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar.
 
Kjo është vjedhja e dytë pas dyqanit të telefonisë celulare në rrugën Myslym Shyri. Në kohën që vidhej banesa e nënës së Gjiknurit një tjetër grup hajdutësh bastisën biznesin e një kompanie celulare të njohur në këtë rrugë, e cila është e monitoruar nga dhjetëra kamera.
 
Të maskuar dhe me doreza, grupi mësohet se çmontoi derën kryesore të dyqanit dhe pasi u fut brenda, arriti të marre prej andej dhjetëra aparate celular të kushtueshëm. Asnjëri prej hajdutëve nuk është identifikuar nga komisariati numër tre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re