Katër persona, një shqiptar, dy malazez dhe një rumun, janë shpallur në kërkim nga policia, pasi vidhnin automjete luksoze në Zvicër dhe më pas i trafikonin në Shqipëri, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve.

Policia bën me dije se në kërkim janë shpallur shqiptari me inicialet A. M., 36 vjeç, shtetasi rumun V. C., 37 vjeç dhe 2 shtetasit malazez, S. H., 32 vjeç dhe S. H., 27 vjeç.

“Nga hetimet e deritanishme dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, vidhnin automjete në Zvicër dhe më pas falsifikonin dokumentet e automjeteve, për t’i trafikuar në Shqipëri, me qëllim shitjen”, njofton policia.

 

Po ashtu, mësohet se blutë kanë sekuestruar 1 automjet luksoz, tip “Benz”, prodhim i viteve të fundit, me vlerë rreth 100 000 Euro.

Njoftimi i policisë:

Vidhnin automjete luksoze, në Zvicër dhe më pas i trafikonin në Shqipëri, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorët.

Sekuestrohet 1 automjet luksoz, tip “Benz”, prodhim i viteve të fundit, me vlerë rreth 100 000 euro.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Mbështetjen Operacionale, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, se disa shtetas, të organizuar si grup, vidhnin automjete në Zvicër dhe më pas i trafikonin në Shqipëri, kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar dhe shpalljen e tyre në kërkim.

Konkretisht, u shpallën në kërkim shtetasi shqiptar A. M., 36 vjeç, shtetasi rumun V. C., 37 vjeç dhe 2 shtetasit malazez, S. H., 32 vjeç dhe S. H., 27 vjeç. Vijon puna intensive për kapjen e tyre.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, vidhnin automjete në Zvicër dhe më pas falsifikonin dokumentet e automjeteve, për t’i trafikuar në Shqipëri, me qëllim shitjen.

Policia ka sekuestruar 1 prej automjeteve të vjedhura nga këta shtetas dhe vijon punën për gjetjen dhe sekuestrimin e automjeteve të tjera të vjedhura dhe të trafikuara në Shqipëri, nga ky grup.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të metejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re