Policia greke ka pikasur një grup prej 5 personash që po tentonin te kalonin ilegalisht kufirin nga Greqia në Shqiperi duke i kërkuar atyre që të ndalonin, por kanë marrë si shkëmbim një breshëri automatiku. Pas kësaj, forcat e policisë janë përgjigjur me zjarr duke arrestuar edhe dy prej presonave, ndërsa tre të tjerët janë ende në arrati.

Mësohet se të arrestuar janë 46 vjeçari S.Ismaili dhe djali i tij 16 vjeçar. Dyshohet se prej disa muajsh shqiptarët futeshin ilegalisht në Greqi duke vjedhur bagëti, të cilat më pas i thernin dhe mishin e shisnin brenda territorit shqiptar.

Kjo ka bërë që policia greke të nisë kontrollet duke e pikasur grupin e shqiptarëve gjatë mbrëmjes së djeshme. 46 vjeçari i arrestuar rezulton me precedentë penalë në Sarandë dhe në Greqi, për grabitje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re