Dy persona janë arrestuar nga policia e kryeqytetit pasi dyshohet se janë autor të një seri grabitjesh.
Operacioni u kodua “Liqeni i thatë:” pasi edhe dy autorët vjedhjet dyshohet se I kanë bërë pikërisht në këtë zonë të Tiranës.
Të arrestuarit në flagranë janë shtetasit, I. I., 28 vjeç, dhe E.S., 43 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Policia shton se këta dy persona dyshohet se janë të përfshirë në të paktën 7 vjedhhje banesash si më poshtë:
– Më datë 23.08.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetasit D. C.
– Më datë 25.07.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një shumë parash në banesën e shtetasit E.T.
– Më datë 11.06.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një shumë parash në banesën e shtetasit E.K.
– Më datë 15.02.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një shumë parash në banesën e shtetases I.B.
– Më datë 14.02.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një shumë parash në banesën e shtetasit E.Rr.
– Më datë 13.01.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetases L.A.
– Më datë 28.12.2019 kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një shumë parash në banesën e shtetasit A.K.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jenë të implikuar këta shtetas.
