Dy shqiptarë të kërkuar për veprën penale te vjedhjes së banesave janë vënë në pranga të autoriteteve italiane, raportojnë mediat lokale.

Sipas tyre në pranga kanë përfunduar Eltin Tota, 28 vjeç dhe Elton Brahelka, 29 vjeç, por bashkë me ta edhe një italian 44-vjeçar i cili jeton në Fermo.

Dy shqiptarë besohet se janë autorët e vjedhjeve në banesa rreth zonës së Macerata. Hetimet kanë nisur pak ditë më parë, më 12 dhjetor, pas raportimit të një vjedhje, ndërsa autoritet kanë kryer hetime të cilat kanë mundësuar atyre për të identifikuar bandën e vjedhjes.

Gjatë kontrolleve, dy shqiptarëve iu sekuestruan mjete të tjera të paligjshme

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re