Spanjë- Në prangat e Policisë spanjolle kanë rënë tre shqiptarë, të cilët akzuohen se grabitin banesa në Madrit. Sipas Policisë, shqiptarët, identitetet e të cilëve ende nuk dihen, janë të moshave nga 25 deri në 30 vjeç. Mësohet se ata kishin hyrë në shtetin spanjol po këtë vit, me synimin për të vjedhur banesa.Gjykata për ta ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg.

Si i kryenin vjedhjet?

Mediat spanjolle shkruajnë se shqiptarët udhëtonin nëpër Madrit me transport publik, ku nga lëvizjet e tyre pikasinin shtëpi ose vila, të cilat planifikonin për t’i grabitur. Ajo çfarë vihej re në aktivitetin e tyre kriminal, ishte se pasi kishin gjetur vilat e pabanuara, të tre nuk pyesnin nëse kapeshin nga kamerat apo sistemet e alarmeve të vendosura pranë banesave por mësynin brenda tyre.

Pasi hynin nëpër kopshtet e banesave, ata thyenin dyert dhe dritaret dhe futeshin brenda, ku vidhnin  bizhuteri, sende me vlerë dhe para.  Pasi bënin disa grabitje shqiptarët ktheheshin në Shqipëri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re