Tre subjekte janë “goditur” së fundmi nga Strukturat e drejtorisë rajonale OSSH Tiranë, pasi u konstatuan se vidhnin energji.

Sipas njoftimit të shpërndarë për mediat mësohet se dy objekte në zonën e Qesarakës ushtronin aktivitet privat, kurse një abonent, pronar i një vile 3 katëshe, duke qenë debitor ka ndërruar matësin, me shpresën se do “fshinte” detyrimet, por është zbuluar nga grupi operativ i Unazës së Re.

Pronari dhe elektricisti privat janë denoncuar në polici, sikurse dhe dy objektet private në Qesarakë.

Rastet u ndoqën në prezencë të uniformave blu, duke ia kaluar më tej për veprime ligjore organeve kompetente.

🔊OSSH i bën thirrje abonentëve të distancohen nga abuzimi me energjinë elektrike dhe të denoncojnë çdo rast në numrin e Cel: 📱069 414 1001 whatsapp/viber.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re