Dy persona janë vënë në pranga pasi dyshohen si autorë të vjedhjes së disa fabrikave të ndryshme në Shijak. Policia njofton se arrestimi i tyre u bë në flagrancë, flagrancë gjatë tentativës për të vjedhur në objektin e ish-radiostacionit të Shijakut.

 

“Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas, së bashku me shtetasin J. R., të arrestuar nga Policia e Tiranës, më 12.04.2023, kanë bashkëpunuar për kryerjen e 3 vjedhjeve të tjera, gjatë muajve shkurt dhe mars të këtij viti, në fabrika të ndryshme në qarkun e Durrësit”, thuhet në njoftim.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re