Gjykata e Apelit të Tiranës ka lënë në fuqi vendimin e dhënë nga shkalla e parë për infermieren e spitalit psikiatrit nr.5 në Tiranë, Elisabeta Bardhollari dhe shitësen Orjada Hoxha. Për Bardhollarin u dha masa e sigurisë të arrestit me burg, ndërkohë që për Orjada Hoxhën masa e arrestit të shtëpisë, pasi ka tre fëmijë të mitur.

Këto dy shtetase u arrestuan pasi në bashkëpunim me njëra tjetrën nëpërmjet mashtrimit përvetësuan rreth 400 milion lekë pajisje elekroshtëpiake. Referuar hetimeve infermierja e psikiatrisë u vidhte kartat e identitetit pacientëve në spital, për t’i përdorur për kredi.

39-vjeçarja Bardhollari mësohet se ishte e punësuar si infermiere në spitalin nr.5 në Tiranë, ndërsa 32-vjeçarja Hoxha, punonte si shitëse në një subjekt privat që tregtonte pajisje elektroshtëpiake.  Si rezultat i hetimeve rezulton se infermierja vidhte kartat e identitetit të pacientëve që shkonin për trajtim dhe më pas ia jepte Hoxhës.

Kjo e fundit i përdorte kartat e identitetit për të marrë kredi, me qëllim për të blerë pajisje të ndryshme në dyqanin ku punonte, të cilat transportoheshin nga shtetasi A. H. dhe më pas i shisnin në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Njoftimi i Gjykatës së Apelit:

Sikurse është raportuar në media të ndryshme, mbi kallëzimin e bërë nga disa shtetas, u bë i mundur arrestimi i personave me iniciale E.B dhe O.H, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëra – tjetrën, shtetësja E.B merrte kredi me kartat e ID së pacientëve. Referuar interesimit të medias për këtë rast njoftojmë se:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykiminlidhurme vlerësimin e arrestit dhecaktimin e masës së sigurimitpër personat nën hetimE.B dhe O.H, ,të dyshuara për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi në kredi”në bashkepunim, parashikuar nga nenet146dhe 25të Kodit Penal.

Me vendimin nr.1699Akti, datë 30.09.2021, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur:

-Për personin nën hetim E.Bcaktimin e masës  “Arrest në burg”.

-Për personin nën hetim O.H caktimin e masës  “Arrest në Shtëpi”.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personat nën hetim E.B dhe O.H.

Në vijim, Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr. 935 datë 13.10.2021 vendosi:

-Miratimin e vendimit nr. 1699 Akti , datë 30.09.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Skandali me dëm 400 milionë lekë/ Infermierja dhe pronarja e dyqanit përdornin “LuteCredit” për të tërhequr paratë që merrnin nga kreditë e kartave të identitetit të vjedhura

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re