Policia italiane ka arrestuar tre shtetas shqiptarë, të cilit vidhinin banesat duke mbledhur kështu objekte me vlerë dhe para, që kapnin shifrën e gjysmë milioni euro.

Të tre u ndaluan nga agjentët e skuadrës “Flying”, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim si bashkëpunëtor i grupit. Të arrestuarit shqiptarë janë të moshave 24, 30 dhe 33 vjeç, të cilët ndodhen në Itali pa leje qëndrimi.

SI PIKASESHIN BANESAT

Hajdutët vepronin pasdite ose natën: ata identifikuan shtëpitë vila me kopshte të mëdha. Pasi siguroheshin që nuk kishte njeri në banesë, ata hynin brenda dhe merrnin çfarë të gjenin. Në apartamentin e parë ata morën bizhuteri me vlerë 200 mijë euro. Në rastin e dytë vodhën enë argjendi, një pjesë prej të cilave i kishin nisur në Shqipëri. Shumica e mallrave të vjedhura tashmë janë identifikuar nga pronarët ndërsa pjesa tjetër ende jo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re