Skip to content

Vidhte biçikleta në Tiranë, pranga 39-vjeçarit

Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet si autor i disa rasteve të vjedhjes së biçikletave.

Sipas policisë, 39-vjeçari me iniciale L.Ç banues në Shkozë ka qenë i dënuar më parë për veprën penale  “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese”

“Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: tri biçikleta të vjedhura, praktika noteriale për shitjen e biçikletave të vjedhura; pajisje të përdorura për realizimin e vjedhjeve, si dhe pjesë biçikletash të vjedhura”.

Ndërkohë, vijon puna, në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin edhe të disa rasteve të tjera të vjedhjes së biçikletave.