Një 31-vjeçar nga Tirana është vënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për vjedhje.

 

Blutë njoftojnë se i riu, kishte vjedhur florinj në një banesë e më pas i kishte shitur ato në një argjendari në kryeqytet.

 

Gjatë kontrollit të banesës së autorit të dyshuar, shërbimet e Policisë, gjetën sasi lënde të dyshuara narkotike narkotike kanabis dhe kokainë, dy peshore elektrike, qese farmaceutike që shërbejnë për ndarjen e lëndëve narkotike në doza, një grirëse për lëndë narkotike, tre maska, si dhe katër shkopinj bejsbolli, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me aksesorët e vjedhur.

 

31-vjeçari akuzohet për veprat penale të “Vjedhja”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

 

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Rings”, nga Komisariati i Policisë Nr. 6.

 

Vodhi sende me vlerë në një banesë, vihet në pranga 31-vjeçari.

 

Sekuestrohen sendet me vlerë (aksesorë floriri), të cilat 31-vjeçari pas vjedhjes, i kishte shitur në një argjendari.

 

Gjithashtu sekuestrohen sasi lënde të dyshuara narkotike narkotike kanabis dhe kokainë, dy peshore elektrike, qese farmaceutike që shërbejnë për ndarjen e lëndës narkotike në doza, një grirëse për lëndë narkotike, tre maska, si dhe katër shkopinj bejsbolli.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e të gjitha rasteve të paligjshmërisë, pas kallëzimit të depozituar nga një 33-vjeçare, se në datën 11.09.2023, një shtetas kishte vjedhur sende me vlerë, në banesën e saj, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Rings”.

 

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit E. A., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhja”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

 

31-vjeçari dyshohet se ka vjedhur sende me vlerë (aksesorë floriri) në një banesë në zonën e Unazës së Re, të cilat më pas i ka shitur në një argjendari në Rrugën e Dibrës.

 

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së autorit të dyshuar, shërbimet e Policisë, gjetën sasi lënde të dyshuara narkotike narkotike kanabis dhe kokainë, dy peshore elektrike, qese farmaceutike që shërbejnë për ndarjen e lëndëve narkotike në doza, një grirëse për lëndë narkotike, tre maska, si dhe katër shkopinj bejsbolli, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me aksesorët e vjedhur.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re