Policia e Tiranës ka arrestuar 38-vjeçarin Eduard Bardho, i cili është kapur nga kamerat duke vjedhur një automjet me karrotres.

 

Burime bëjnë me dije se autori nga Mamurrasi është me precedentë penalë në fushën e vjedhjes.

 

Vjedhjet me karrotrec i kishte praktikuar edhe herë të tjera.

 

Pasi kryente vjedhjen, i dërgonte të Fusha e Aviacionit për ti ruajtur në garazh. Përveç makinës dhe motorit është edhe një rast tjetër i provuar, mirëpo dyshimet janë edhe për disa raste të tjera për të cilat po bëhen verifikime.

 

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, operacioni policor i koduar “Karrotreci”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

 

Vodhi një automjet dhe një motomjet, vihet në pranga 38-vjeçari.

 

Procedohet në gjendje të lirë një shtetas tjetër, për përvetësim të mallrave të vjedhura. 

 

Sekuestrohen automjeti i vjedhur dhe motomjeti i vjedhur, si dhe një aparat celular.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Karrotreci”.     

 

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi E. B., 38 vjeç, banues në Tiranë.  Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. S., 36 vjeç, banues në Tiranë.

 

Shtetasi E. B. dyshohet se është autor i dy vjedhjeve të ndodhura gjatë javës së fundit, konkretisht më datë 27.04.2023, në rrugën “Hoxha Tahsim”, dyshohet se ka vjedhur me një karrotrec, automjetin e shtetases T. N., ndërsa më datë 03.05.2023, në rrugën “28 Nëntori”, dyshohet se ka vjedhur motomjetin e shtetasit A. H., të cilin më pas ia ka shitur shtetasit F. S. 

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti i vjedhur dhe motomjeti i vjedhur, si dhe një aparat celular.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re