Policia ka identifikuar dhe vënë në pranga autorin e vjedhjeve të 5 monopatinave dhe biçikletave në kryeqytet. Në pranga ka rënë një 33-vjeçar, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

 

33-vjeçari i arrestuar gjatë muajve të fundit, ka kryer 5 vjedhje në zona të ndryshme të Tiranës.

 

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re