Policia e Vlorës, ka arrestuar 34 vjeçarin A.S pasi kishte vjedhur vajin e ullirit në garazhin e shtetasit G.M, 34 vjeç.

Ndërkohë policia po punon për gjetjen e bashkëpunëtorit të tij.

Njoftimi i Plotë:

“Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. S.(Ç)., 34 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka vjedhur në garazhin e shtetasit G. M., 48 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”, disa litra vaj ulliri. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re