Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Krymadhi ka qenë sot në territorin e inceneratorit të Tiranës, ku siç shprehet ajo është një hapësirë prej 15 hektarësh dhe ku ndërtimi është pa leje.

Kryemadhi, e cila ka ngritur edhe një dron në këtë pjesë të territorit thotë se janë zhdukur liqenet, ndërsa toka është kthyer në mal.

“Unë jam në mesin e ndërtimit pa leje të inceneratorit të Tiranës. Në atë hapësirë prej 15 hektarësh, e cila është ndërtim pa leje dhe janë liqene të zhdukura të kthyer në tokë dhe tokë e kthyer në mal”, shprehet Monika Krymadhi.

Kryemadhi firmosi të hënën (12 dhjetor) një shtesë padie për inceneratorin për të cilën tha se do ta depozitojë në SPAK.

Kujtojmë që një ditë më parë, Monika Kryemadhi publikoi pamjet me dron në zonën e inceneratorit të Tiranës, ku sipas saj rezulton se janë depozituar inerte deri në 15 hektarë nga territori i saj.

Për ish-kryetaren e LSI, aktualisht deputetet e PL, kompanitë e ndërtimit u detyruan nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj të dërgojnë inerte tek inceneratori , por këto mbetje janë depozituar në zonën për rreth duke shkatërruar pyllin dhe liqenin që sipas saj ishte në këtë zonë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re