Ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, i është i ndaluar të marrë pjesë në festimin e Ditës së Shën Vitus-it në Gazimestan, në periferi të Prishtunës, njohur ndryshe dhe si Vidovdani, dita kur serbët kujtojnë betejën e Fushë Kosovës.

Kjo është konfirmuar nga ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli dhe pritet të shihet në terren se sa e vërtetë do të jetë.

Policia e Kosovës ka thënë se ka përgatitur një plan të veçantë operacional për të garantuar sigurinë publike para dhe pas kremtimit të festës ortodokse e Ditës së Shën Vitus-it.

Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos i nënshtrohen ndonjë provokimi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re