Presidenti i Vietnamit Tran Dai Quang, një përfaqsues i krahut konservator brenda regjimit komunist në shtetin aziatik, vdiq të premten në moshën 61-vjeçare.

“Presidenti Tran Dai vdiq në një spital ushtarak gjatë mëngjesit”, njoftoi Agjencia e Lajmeve të Vietnamit VNA.

Ai ishte i sëmurë rëndë prej muajsh, por vazhdoi të kryente detyrën e tij zyrtare pavarësisht lodhjes, thanë autoritetet.

Natyra e saktë e sëmundjes së tij nuk është zbuluar.

Pos të qënit presidenti, ai ishte dhe Sekretar i përgjithshëm i Partisë Komuniste, si një nga njerëzit kryesorë të regjimit brenda politburove të fuqishme të Partisë Komuniste të Vietnamit, qendra e vërtetë e pushtetit që emëron presidenti.

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re