Policia e Fierit ka vendosur në pranga dy shtetas dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Një 59-vjeçar dhe një 22-vjeçar janë vënë në pranga pasi kanë ushtruar dhunë respektivisht ndaj kushërirës dhe babait.

Në kërkim është shpallur një 38-vjeçar, pasi dyshohet se nëpërmjet celularit ka kanosur dhe fyer motrën e tij.

Po ashtu në kërkim është shpallur edhe një 50-vjeçar, pasi dyshohet se i ka dëmtuar automjetin një shtetaseje, të cilin më pas ia ka marrë me pretendimin se do e riparonte dhe nuk ia ka kthyer.

Njoftim i policisë:

Fier/Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe punohet për kapjen e 2 të tjerëve, autorë të dyshuar për vepra penale të ndryshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. Dh., 59 vjeç, banues në fshatin Pishë Poro, pasi ka ushtruar dhunë ndaj kushërirës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 22 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier shpallën në kërkim shtetasin E. K., 38 vjeç, pasi dyshohet se nëpërmjet celularit, ka kanosur dhe fyer motrën e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Patos shpallën në kërkim shtetasin O. K., 50 vjeç, pasi dyshohet se i ka dëmtuar automjetin një shtetaseje, të cilin më pas ia ka marrë me pretendimin se do e riparonte dhe nuk ia ka kthyer.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re