Këngëtari shqiptar ka përfunduar në pránga, për shkak se ka shkelur masa e vendosura nga qeveria për Covid 19. Bëhet fjalë për këngëtarin Korab Jetishi, djali i këngëtarit të Shkëlzen Jetishi.

Korabi, u árrestua dhe me vendim të prokurorit u ndalua për 48 orë për shkak se shkeli masat kundër përhapjes së koronavirusit mëson Gazeta Sinjali nga burime të sigurta brenda Prokurorisë Themelore të Gjakovës.

Drejtori i policisë rajonale në Gjakovë, Lumni Graishta, tha se árrestimi ka ndodhur me rastin e hapjes solemne të lokalit ku kishte të ftuar më shumë se 120 persona.

“Me rastin e hapjes solemne të një lokali, ku ishin 120 persona të ftuar, policia ka intervenuar dhe ka árrestu pronarin e lokalit dhe organizatorin e ndejës. Me vendim të prokurorit, ai është ndaluar për 48 orë”, tha Graishta. I pyetur se cilat masa ka shkelur pronari i lokalit, Graishta tha se kanë të bëjnë me grumbullimine njerëzve, punën pas orës 22.30, mos mabjtjen e distancës etj.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re