Skip to content

“Vij nga komisariati, sqarova se marshimi në Rinas ishte spontan”/ Aktivistja: Ne do të respektojmë ligjin çdo ditë

rjoll

Aktivistja Luçiana Kokaj deklaroi nga podiumi para Kryeministrisë se kishte dalë nga Komisariati i Policisë, ku ishte thirrur për të dhënë sqarime lidhur me marshimin e zhvilluar një ditë më parë.

Ajo theksoi se është pjesë e grupit që mori iniciativën për nisjen e protestave që në ditën e parë, por nënvizoi se organizatorët e vërtetë janë vetë qytetarët që marrin pjesë në to.

Sipas Kokajt, marshimi i djeshëm ishte spontan dhe nuk ishte organizuar paraprakisht. Ajo shtoi se protestuesit respektojnë Policinë e Shtetit dhe se veprimet e tyre do të zhvillohen gjithmonë në përputhje me ligjin.

“Vij nga Komisariati i Policisë ku isha për të bërë një deklaratë për marshimin e djeshëm ashtu siç e sqarova unë jam pjesë e  grupit që kemi marrë iniciativën për protestën ditën e parë, por jo organizatore, organizatorët jeni ju.

Marshimi i djeshëm ishte spontan, nuk ishte i organizuar. Ne respektojmë policinë, do të protestojmë edhe për ata. Çdo ditë do të respektojmë ligjin”, tha ajo.