Mjeku Ilir Alimehmeti është një nga 7 emrat që do të garojë në primaret e PD për Bashkinë e Tiranës.

 

I ftuar në emisionin 7pa5 në Vizion Plus me Xhoi Malësia dhe Alma Çelaj, Alimehmeti ka folur për  garën në PD, ku primaret i cilësoi si një përmbushje e dëshirës që ka dashur çdo qytetar .

 

Primart sipas mjekur ndodhin për herë të parë në Ballkan, teksa lë të hapur mundësinë për përmirësim të këtij procesi hap pas hapi.

 

“Primaret janë një përmbushje që ka dashur çdo kush. Për Tiranën ka 7 oferta dhe çdo votues ka të drejtën e vet të zgjedhë.

 

Kjo është risi, që nuk është atipike. Është fenomeni i parë që bëhët në Ballkan. Do përmirësohet hap pas hapi.

 

Unë vi nga një shtresë që vinin edhe ju. Shohim njerëz që ikin se humbasin shpresën. Ajnshtani ka një shprehje të bukur dhe thotë qëq nëse pret ndryshim me të njëjtën metodologji nuk e arrin dot”, tha Alimehmeti.

 

Mjeku më tej shtoi se ai nuk do të jetë një politikan tipik nëse votëbesohet nga qytetarët, por një administrator për kryeqytetin.

 

“Këtu jemi për pushtetin vendor, për pjesën kyçe që qytetarët duan shërbime duan një administrator dhe jo një politikan”.

 

Mjeku më tej ka folur edhe për primaret, duke hedhur poshtë zërat për manipulim të procesit. Ai tha se çdo gjë është transparente.

 

“Procesi është i rregullt. Data dhe formularët kanë qenë të sakta. Ka një komision që po shqyrton. Një periudhë kohore që e kanë respektuar, ka disa degë që kanë kërkuar shtyrje. Keqkuptimi është që njerëzit ndoshta nuk e dinë se si merrne pjesë për votim. Një qytetar të regjistrohet në degën e PD dhe hedh votën e tij në kuti. Procesi është transparent dhe i besueshëm”, tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re