Dani Alves përfundoi një rikthim befasues te Barcelona javën e kaluar. Braziliani, i cili luajti për Barçën mes viteve 2008-2016, ishte një lojtar i lirë pasi u largua nga Sao Paulo në shtator.

Pavarësisht se është 38 vjeç, Xavi dhe Barcelona morën vendimin për ta rikthyer mbrojtësin e krahut në klub.

Alves ishte në terrenin stërvitor për herë të parë që nga ribashkimi me klubin të hënën në mbrëmje.

Dhe kjo bëri që ishte një ditë emocionale për Alvesin, që u takua me disa fytyra të njohura për të. Alves mbajti një fjalim për shokët e tij të rinj në dhomën e zhveshjes.

“Është kënaqësi të jem këtu pas një kohe kaq të gjatë. Të kthehesh këtu është një nder, një kënaqësi”, ishin fjalët e tij të para.

“Për të qenë në gjendje të ndaj fushën përsëri me ju, është një nder. Unë vij për të mësuar nga ju, tani një botë e re. Por, nga e vjetra, dua të përcjell një gjë: të di se çfarë përfaqëson këtë klub dhe këtë fanellë”.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re