Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje për çështjen e Teatrit Kombëtar. Rama është shprehur në emisionin “Opinion” se ka 20 vite që është i bindur që teatri duhet të shembet.

Rama e ka quajtur të rrezikshme deklaratën e kreut të PD, Lulzim Basha, i cili gjatë ditës së sotme u bëri thirrje demokratëve dhe mbështetësve të opozitës që të mbrojnë teatrin.

A e dini se kreu i PD ka deklaruar që do të kalojë natën së bashku me “Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit”, pra Basha iu ka paralajmëruar që nuk duhet të guxoni të shembni teatrin kombëtar?

Për mua është një temë e ezauruar e cila ka shumë vite, 20 vite. Qëndrimi im është i njohur prej 20 vitesh. Nuk besoj se ka pasur proces më të gjatë në historinë e këtij vendi në debat në distancë me këtë temë. Ky është një atribut ekskluziv i pushtetit ekzekutiv në qeveri dhe në bashki dhe kthimi i një teme me karakter urbanistik dhe zhvillimor në një temë politike tregon vetëm shterpësi dhe asgjë tjetër.

Ju vazhdoni të jeni i bindur që teatri duhet shembur?

Unë nuk kam qenë asnjëherë me bindje tjetër prej 20 vitesh. Nuk ka asnjë patate të nxehtë ka vetëm një proces që zhvillohet sipas ligjit dhe natyrshmërisë së ndarjes së punëve. Bashkia e Tiranës është në të njëjtën kohë dhe agjencia që do të ekzekutoi të gjithë projektin. Ne nuk i kemi thënë merre prish, por merre ndërtoje.

Vija e zjarrit është në spital dhe lufta është për të mbrojtur shëndetin dhe do të thotë një thirrje e tillë për të marrë në qafë njerëz dhe për të bërë gjeste patetike dhe që nuk kanë asnjë lidhje me asnjë proces ligjor apo demokratik.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re