Teksa në të gjithë Italinë është shpallur zona e kuqe, në Shqiperi vijojnë të mbrrijnë udhëtarë.

Mëngjesin e kësaj të marte zbriten në portin e Durrësit 629 pasagjerë të nisur nga Bari.

Ata iu nënshtruan kontrolleve të imtësishme me termometra lazer, ndërsa plotësuan dhe formularët përkatës.

Masat në këtë port janë shtuar akoma më shumë pas identifikimit të 6 rasteve të para me koronavirus.

Kontrolle të shumta po kryhen dhe në pikën kufitare të Kapshticës.

Të gjithë udhëtarët që kalojnë në këtë dogane i nënshtrohen matjes së temperaturës me termometra lazer.

Ndërkohë, e njëjta procedurë po ndiqet dhe në pikën kufitare të Qafë-Thanës dhe atë të Morinës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re