Jo vetëm qytetarët që jetojnë në vendin tonë por edhe emigrantët
janë paraqitur sot në qendrat e votimit. Për mikrofonin e ABC News disa
prej tyre kanë renditur edhe arsyet se përse kanë ardhur të votojnë sot
në Shqipëri.

Qytetari: Kam ardhur nga Suedia, Stokholmi. Kam
ardhur ditën e shtunë në darkë. Po kam votuar i pari në orën 07: 00.
Është e drejtë legjitime. Presim shumë gjëra. E mira do ishte që të
kishim edhe kundërshtarë politikë. Por fatkeqësisht këto ndodhin në
Shqipëri.

Qytetari: Kam 28 vite dhe jam kthyer nga
emigracioni. Shpresoj që të jetë kthesa 360 gradë këtë herë. Kemi kaluar
vite të tmerrshme. Në radhë të parë presim drejtësi nga këto zgjedhje
që është pika kryesore.

Qytetari: Kemi ardhur për të votuar për të bërë
shtetin shqiptar që të mos rrimë më emigrantë por të vijmë të punojmë
dhe të jetojmë në vendin tonë.

Qytetare: Pastrojmë gjithë ditën shtëpia dhe kthehemi pastaj që të merremi edhe me këtë punë pasi duam që edhe Shqipëria të rregullohet. Kur të vijmë dhe të kthehemi që të rrojmë këtu edhe ne./abcnews.al






Previous articleEdi Rama e nisi ditën me Zahon! Ja si e thërret ai kryeministrin (VIDEO)Next article‘Shpallen 4 kryebashkiakët e rinj’, njihuni me emrat fitues

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re