Pasi dështoi me zëvendësimin e shqiptarëve me punonjës nga Bangladeshi, biznesi po merr në vend të tyre, punëtorë nga Nepali.

 

Ditët e fundit në vendin tonë kanë mbërritur 112-të persona nga vendi i largët, për t’u punësuar në disa fasoneri në Tiranë dhe Durrës.

 

Numri i tyre pritet të shtohet në javët në vijim, si zgjidhje pas largimit të Bangladeshasve nga shqipëria, drejt vendeve të Bashkimit Europian.

 

Një punëtor nga Nepali, duke përfshirë akomodimin dhe pagën mujore për të, biznesit vendas i kushton 2 mijë dollarë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re