Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ishte sot në Neës 24 për të folur për realitetin politik pas zgjedhjeve të 11 majit. Blushi i cili do jetë pjesë e parlamentit të ardhshëm si kandidat i PD-ASHM nga lista e mbyllur shprehet se faktor kryesor në humbjen e opozitës këto zgjedhje ishte terrorizmi elektoral.
Më tej shprehet se PL po bëhet gati për zgjedhjet lokale ku do garojë me logon e saj.
“Faktori kryesor terrorizmi elektoral. Edhe rrëmbimi i presidentit të PL ishte prelud i kësaj që ndodhie më 11 maj. Çdo ditë dalin fakte dhe prova të terrorizmit elektoral, duke filluar nga zhdukja e 130 mijë fletëve të votimit, treni bullgar, keqpërdorimi i administratës shtetërore, kërcënimet për largime nga puna. Tanimë PL ka filluar me shumë qetësi por me nxitim analizën e këtij rezultati.
Kemi ndezur motorët për zgjedhjet e afërta lokale ku PL do garojë me logon e saj.
Kam falënderim të veçantë për 8 mijë heronjtë e qarkut Tiranë. Në kishte të vështira presionesh, shantazhesh votuan për zotin Meta. Kemi defektet tona. Çeduam në organizim, për faktin se listat personale të miqve, shokëve të zotit Meta përfunduan te patronazhistët. I kërkoj falje atyre që u ekspozuan.”
Blushi foli dhe për ata anëtarë apo drejtues të PL që para zgjedhjeve kaluan në PS.
“Këta individë nuk kanë marrë asnjë votë, i kanë marrë fytyrën vetes së vet. Votat e PL-së nuk janë tretur, por janë tjetërsuar. Kjo është një forcë politike vitale. Çdo ditë drejtuesit, tanë janë aktivë në media. Kemi të bëjmë me një strukturë solide partie.”
Së fundmi shton se PL megjithë daljen e forcave të reja në betejë mbetet forca e tretë politike në vend, por vota e saj është tjetërsuar.
“Zoti Meta në Qv doli më mirë se gjithë ne të tjerët, që jemi në liri. Kjo na vë përpara përgjegjësisë politike. Në kushte izolimi ekstrem, ai në qv e vet doli më mirë se ne në liri. Ka vend për përmirësim, ka vend për tu organizuar më mirë. Vijojmë të jemi forca e tretë politike në vend, kemi qenë të goditur në mënyrë kriminale, presidenti mbahet pa prova dhe fakte penale.”