Skip to content

Vijojnë flakët në fushën e mbetjeve në Vlorë/ Qyteti bregdetar “zgjohet” i mbuluar nga tymi dhe era e keqe

a26d08e9 1eb8 4039 96ec 89f842dd993d 750x375 1

Fusha e mbetjeve në qytetin e Vlorës vijon të jetë nën pushtimin e flakëve prej më shumë se 2 javësh.

 

Edhe mëngjesin e sotëm, qyteti bregdetar është zgjuar nën petkun e tymit dhe nga era e keqe.

 

Për shkak të djegies së mbeturinave rrugët pranë landfillit janë mbuluar nga tymi. Edhe pse kjo situatë po vijon prej ditësh ende nuk është marrë asnjë masë nga autoritetet përkatëse.