Polumbarët vijojnë kërkimet për gjetjen e makinës dhe të riut që ka rënë mëngjesin e sotëm në lumin Seman.

 

Në ndihmë të grupit të polumbarëve, duke parë edhe kushtet e vështira për kërkim  ka ardhur një varkë, e cila do përdoret  për të ndihmuar grupin e polumbarëve për kërkimin e mjetit.

 

Polumbarët e Reneas kanë kërkuar mbylljen e digës së Gramshit, hapja e së cilës ka shtuar mbi një metër nivelin e lumit Seman duke vështirësuar kërkimet për gjetjen e mjetit. Poshtë urës janë gjetur dhe pjesë të përparme të mjetit, çka përforcojnë dyshimet se mjeti ndodhet në lumë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re