Skip to content

Vijojnë kërkimet tek Mira Mare, mbyllen në zonat e tjera

Grupet e huaja të kërkim-shpëtimit po vijojnë kërkimet tek Hotel Mira Mare.

 

Në këtë zonë dyshohet se ndodhet nën rrënoja një trup i pajetë. Grpuet që po zhvillojnë kërkimet janë ato të Serbisë dhe Malit të Zi.

 

Ndërkohë janë mbyllur kërkimet në Thumanë, zona e Ish-kënetës, Kryqi i Kuq si dhe tek Rruga Shoqeria Bashkimi apo siç njohet ndryshe 2 gjelat.

 

Deri më tani janë nxjerrë të pajetë 48 persona. 24 në Durrës, 22 në Thumanë një në Lezhë dhe një në Kurbin. Ndërkohë mbi 750 të tjerë kanë mbetur të plagosur.