Tërmeti i nëntë në pak orë është regjistruar vetëm pak minuta më parë.

Bëhet fjalë për një lëkundje sizmike me magnitudë 3,2 ballë e shkallës rihter.

Epiqendra ka qenë 18 km në veri-perëndim të qytetit të Shijakut, ndërsa nuk raportohet për dëme materiale apo në njerëz.

Që prej orës 16:00, Shqipëria e Mesme, kryesisht qarku Durrës, është përfshirë nga një valë tërmetesh ku më i forti rezultoi të ishte 7,5 ballë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko