54 rastet e të prekurve me Covid-19 në qarkun e Beratit, të raportuara ditën e sotme nga Ministria e Shëndetësisë janë testet e kryera nga dt.12-15 shkurt në Berat dhe mes të prekurve ka: nxënës, punonjës bashkie e institucionesh vendore.

Të shpërndara sipas qyteteve rastet e të prekurve për qarkun e Beratit janë: 39 raste në Berat, 9 raste në Kuçovë, 2 raste në Urë-Vajgurore, 3 raste në Skrapar dhe 1 rast në Poliçan.

Mes rasteve të të prekurve me Covid-19 ditën e sotme konfirmohen të infektuar nxënës, punonjës bashkie e institucionesh vendore, punonjëse fasonerish etj.

1 nxënës në gjimnazin “Babë Dudë Karbunara” në Berat, 1 punonjës në bashkinë Dimal, 1 punonjës në OSHEE-në në Urë-Vajgurore, 1 punonjëse pastiçerie në Urë-Vajgurore dhe 2 punonjëse fasonerie, njëra në fasonerinë “Center Albania” dhe tjetra në fasonerinë “Marlotex” rezultojnë mes rasteve pozitive në qarkun e Beratit.

Mes 48 rasteve të tjera, rezultojnë të prekur persona nga të gjitha moshat, duke filluar nga 21-65 vjeç, thuajse të gjitha raste kontakti familjare. Ndërkohë që numri i rasteve është duke u rritur ndjeshëm nga dita në ditë numri i rasteve aktive në qarkun e Beratit ka arritur në 980.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re