E gjithë fundjava që sapo ka nisur do të jetë me mot të vranët dhe me shira prandaj do bënit mirë të mos organizoni plane jashtë shtëpisë. Më poshtë po sjellim parashikimin e Meteoalb për tri ditët në vijim.
 
 
E premtja: vijon me vranësira e reshje në gjithë vendin, reshje të dendura në Veri por reshje të pakta në Qendër dhe Jug. Pasditja vijon me reshje mesatare në Veri por sërish Jugu dhe Qendra vijojnë me reshje të pakta.
 
E shtunë: mbetet me reshje të dendura në pjesën më të madhe të vendit deri në mbrëmje kur reshjet lokalizohen në Juglindje, ndërsa pjesa më e madhe e vendit mbetet me vranësira.
 
 
E diel: orët e para të së dielës vijojnë me vranësira e reshje të pakta kryesisht në Veri dhe Qendër por pas mesditës, pritet kthjellim gradual i motit në gjithë vendin.
Temperaturat: sot dhe nesër rriten lehtë kryesisht gjatë mëngjeseve, ndërsa e diela sjell një rënie të vlerave termike me 3 – 4°C.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re