Situata e zjarreve vijon të jetë problematike në zonën e Mirditës. Që prej të premtes që lam pas vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në Munellë, ndërkohë që problematike shfaqet situata dhe në Thirrë.

Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme furia e flakëve vijon të përparojë në të dyja këto vatra pavarësisht punës së forcave zjarrfikëse për neutralizimin e tyre.

Në terren bëhet me dije se janë vetëm forcat zjarrfikëse të cilave terreni i vështirë ua vështirëson përballjen me flakët.

Ndërhyrja nga ajri e cila është më se e domosdoshme, u krye dy herë me anën e një helikopteri vetëm në momentin kur në terren mbërriti ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se prej orësh helikopteri nuk ka kryer asnjë operacion për shuarjen e zjarrit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re