Ka vijuar edhe ditën e sotme me tensione seanca e fundit plenare për vitin 2022.

 

Deputetët demokrat, Gazmend Bardhi dhe Jorida Tabaku kanë hedhur akuza të ashpra dhe ofendime ndaj ministres së Ekonomisë Delina Ibrahimaj.  Bardhi e ka cilësuar si shërbëtore të oligarkëve Delina Ibrahimajn, ndërsa Tabaku e akuzoi ministren se është e paaftë në punën që bën, ndërsa shtoi se ajo është e korruptuar.

 

E menjëhershme ka qenë përgjigja për opozitën nga ministrja e shtetit Elisa Spiropali e cila ka thënë se dy deputetëve të opozitës duhet tu vijë turp për tentativën e tyre për të përbaltur Ibrahimajn.

 

Debati i plotë:

 

Bardhi: Shërbëtore e oligarkëve

 

 

Tabaku: Të të vij turp se ke ardhur nga rruga dhe më thua mua opozita e vulës.  Ke nivel të mjerueshëm politik. Sot 300 milion euro janë marrë nga xhepat e qytetarëve. Kaloni ktu dhe miratoni se si mund të kompensioni tenderat e koncesionet. Ministrja është e paaftë dhe sot janë në dëm të qytetarëve. Po askush nuk e ka paaftësinë tënde dhe korrupsionin tënd.

 

Spiropali: Nuk kemi lënë gjë pa thënë këtu në foltore për turpin tonë. Por të mos lini një ministre të flasë nga vendi duke ulëritur dhe duke i bërë akuza. Tabaku shkoi shumë më larg dhe ministrja që është këtu, nuk ka ardhur nga rruga por studime në Bokoni, me nderime të larta. Me doktoraturë aty. Ka punuar për vite në institucionet e Shqipërisë. Dhe të mos guxojë askush të lëshojë baltë apo akuza si prokuror të asaj kohe që nuk keni lidhje me të vërtetën.

 

Bardhi: Një shërbëtore e oligarkëve. Të sjellë fakte, dhe askush nuk ka të drejtë t’i drejtohet deputetëve si “përfaqësues të opozitës së vulës”. Varfëri në përgjigje nuk na vendosni dot epitet. Spiropali tërhiqi mbrapsht mesazhet tua se nuk kërcënohemi dot prej jush. Nuk bërë akuzë penale. Por e pyeta se në cilën shtëpi jeton, në cilën shtëpi dhe kush është pronari. A është një pronar oligark?

 

Ibrahimaj: Sa për transparencë unë jetoj në rrugën ku kam jetuar që prej vitit 2009. Shtëpia është në pronësi të Përparim Ibrahimajt, që është vjehrri im. Ajo është shpia ime. Lërini ato spiunët dhe shpifësit. Ju shikoni vetëm zi dhe vrer.

https://berati.tv/wp-content/uploads/2023/02/makina-me-qera.png