Peshtani i Fierit vazhdon prej ditësh të jetë nën pushtimin e flakëve masive.

 

Një vatër e re zjarri, e favorizuar nga temperaturat e larta dhe era, është përhapur përgjatë mbrëmjes dhe ka fituar terren duke rrezikuar kështu të shtrihej deri në fshatin Kraps.

 

Fatmirësisht forcat zjarrfikëse kanë neutralizuar këtë vatër duke mos lejuar përhapjen e mëtejshme.

 

Raportohet se në zonë ndodhen 6 mjete zjarrfikëse, 80 forca ushtrie dhe në ndihmë të tyre është edhe helikopteri Cougar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re