Sekretarja e brendshme, Suella Braverman ka fajësuar plotësisht  emigrantët e paligjshëm për krizën ekonomike që ka shkaktuar shumë debate muajt e fundit në Britaninë e Madhe.

 

 

 

Braverman përjashtoi nga përgjegjësia çdo zyrtar të mundshëm që merret me çështjet e emigrantëve duke thënë se fajotrët e vetëm janë ata që kalojnë kanalin e La Manshit me gomone, në mënyrë të paligjshme.

 

 

 

Suella Braverman tha se nuk donte t’i ‘drejtonte gishtin e fajit’ ndonjë sekretari të veçantë të shtëpisë për mbipopullimin e Kent, zonës ku zbarkojnë emigrantët ekonomikë.

 

 

 

Më tej, gjatë debatit me një nga deputetët konservatorë, Braverman pranoi dështimin me çështjen e kufijve por argumentoi se ajo dhe kryeministri Sunak po punojnë për një zgjidhje sa më të shpejtë.

 

 

 

Kjo nuk është hera e parë që Sekretarja e Brendshme Britanike ua lë fajin emigrantëve për problematikat e Brendshme të Britanisë, madje pak kohë më parë ajo veçoi shqiptarët të cilët si cilësoi si pushtues dhe kriminelë.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re