Skip to content

Vijon fluksi i lartë në doganën e Kapshticës dhe Qafë Thanës

Në të dy pikat e kalimit kufitar në juglindje të vendit ka pasur fluks në të dy anët e kufirit me Greqinë dhe Maqedoninë.

 

Edhe 24 orët e fundit fluksi më i madh ka qenë në pikën e Qafë Thanës me 9 mijë hyrje dalje të shtetasve shqiptarë dhe të huaj, ndersa në Kapshtinë kanë hyrë e kanë dalë në 24 orët e fundit më tepër se 8 mijë shtetas.

 

Në të dy pikat e kalimit kufitar pala shqiptare ka punuar me numër maksimal të sporteleve gjë të cilen sipas burimeve zyrtare e ka bëre dhe policia kufitare maqedonase, ndersa pala greke edhe këtë të dielë punon më numër të reduktuar sportelesh duke sjell keshtu rradhë në anën tjetër të kufirit.