Po vijon tashmë rezistenca e 71-vjeçarit Lefter Zhidro, duke mos pranuar që të dorëzohet pas thirrjeve të policisë, ndërkohë që pritet nga momenti në moment ndërhyrja.

Faxweb raporton se policia ka hyrë në ballkonet përballë pallatit ku banon i moshuari, ndërkohë që bëhet me dije se ai madje është indinjuar, pasi është cilësuar si i sëmurë me probleme me shëndetin mendor. Po ashtu mësohet se 71-vjeçari ka kërkuar që ti rilidhet energjia elektrike.

Mësohet se efektivët kanë kërkuar që mos të jepen informacione në lidhje me personalitetin e tij, ndërkohë që po vijojnë negociatat, pasi po informohet nëpërmjet televizionit.

Nëse negociatat për dorëzimin e tij dështojnë, atëherë RENEA mund të ndërhyjë me gaz lotsjellës për ta neutralizuar në banesë 71-vjeçarin që terrorizoi qytetin e Elbasanit, ndërsa ankthi dhe frika ende vijon.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re