Ngjarja e jashtëzakonshme e së shtunës ishin kulmi i protestave në Siri Lanka.

 

Mijëra njerëz u mblodhën në rezidencën zyrtare të presidentit Rajapaksa, duke brohoritur me parulla më duar për shkak të korrupsionit dhe krizës që ka mbërthyer vendit në mungesë të ushqimeve.

 

Protestuesit u futën me dhunë në rezidencën e presidentit dhe notonin në pishinën e tij, të tjerët i vunë flakën shtëpisë së kryeministrit. As presidenti dhe as kryeministri nuk ishin në ndërtesë kur hynë turmat. Pas sulmit të pallatit President i Siri Lankës, Rajapaksa, ka njoftuar se do të japë dorëheqjen. Megjithatë ai i bëri thirrje protestuesve të respektojnë ligjin.

 

Njoftimi shkaktoi një shpërthim fishekzjarrësh festive në qytet. Udhëheqësit politikë do të mbajnë takime të menjëhershme për të diskutuar rreth tranzicionit dhe krijimit ten je qeverise nga te gjitha partitë. Ushtria e Sri Lankës u ka bërë thirrje njerëzve që të bashkëpunojnë me forcat e sigurisë për të ruajtur qetësinë.

 

Protestat masive në Sri Lanka erdhën si pasojë e rëndimit të krizës, mungesa e ushqimeve dhe radhët kilometrike për t’u furnizuar me karburante bënë që populli të derdhej në rrugë për të shprehur zemërimin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re