Skip to content

Vijon operacioni ‘fijet’/ Shkon në 89 numri i kamerave të çmontuara në Shkodër

Vijon operacioni ‘fijet’/ Shkon  në 89 numri i kamerave të çmontuara në Shkodër

 

 

Policia e Shkodrës ka vijuar zbatimin e operacionit ‘Fijet’.

 

 

Ka shkuar në 89 numri i kamerave të çmontuara në të gjithë qarkun.

 

 

Në lidhje me ngjarjen janë vendosur nën hetim dy persona.

 

 

Ndërsa në Qarkun e Korçës, deri më tani janë çmontuar në total 61 kamera dhe kanë nisur hetimet për 4 persona.

 

 

Këto kamera janë vendosur nga persona të paautorizuar, në kundërshtim më ligjin për qëllime edhe kriminale.

 

 

Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve për veprime të mëtejshme.