Flakët e zjarrit në pyllin me pisha të Pishporos në Fier, vijojnë të përhapen me shpejtësi të favorizuara nga era e fortë.
Që në orët e para të mëngjesit të sotëm 30 efektivë zjarrëfikës, 9 punonjës të ADZM dhe 40 forca të armatosura të repartit të Poshnjes, janë duke punuar për neutralizimin e vatrave të zjarrit të cilat riaktivizohen herë pas here duke dal jashtë kontrollit.
Ndërhyrja e mjeteve zjarrëfikëse është tepër e vështirë pasi në zonën e mbrojtur pylli është mjaft i dendur. Që nga dita e djeshme është kërkuar ndërhyrje nga ajri por deri në këto momente helikopteri nuk duket në zonë teksa flakët vijojnë të përhapen.
Zjarri u riaktivizua mesditen e djeshme teksa në ndihmë të zjarrëfikësve të Fierit u angazhuan edhe zjarrëfikëse të Lushnjes, Patosit , Divjakes, Rroskovecit, dhe Vlorës.