Ilir Meta ashtu siç e kishte paralajmëruar ka kthyer sot për rishqyrëtim në Kuvend, projekt ligjin për statusin e prokurorëve e gjyqtarëve.

Në dekretin e tij Meta shprehet se ligji i propozuar nga tre deputetët, Adnor Shameti, Edmond Leka dhe Alket Hyseni është anti-kushtetues.

Në argumentin e tij për kthimin e ligjit, Meta bën shprehet se ky ligj synon ndryshimin e rregullimeve ligjore për kryerjen e ceremonisë publike të betimit, si dhe ndryshimin e procedurës së pezullimit të magjistratit, përmes Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për shkaqe që lidhen me verifikimin e pasurisë së tij.

Meta tregon në shpjegimin e tij për kthimin e pr/ligjit për rishqyrëtim, shkruan se dispozitat e miratuara në mungesë të një konsultimi gjithëpërfshirës, dhe shkelin: Parimin e sigurisë juridike; Parimin e pavarësisë dhe paanësisë së gjyqësorit; Parimin e hierarkisë së normave kushtetuese dhe rezervën kushtetuese; Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas mendimin të presidentit, ky në tërësi ky ligj, karakterizohet nga një teknikë e dobët legjislative, që i bën dispozitat konfuze dhe të paqarta.

Ky element, ndërthurur me antikushtetutshmërinë e parashikimeve, cenon akoma më rëndë parimin e sigurisë juridike.

“Propozohet që pezullimi nga detyra, tashmë të aplikohet pa marrë më parë një vendim për fillimin e procedimit disiplinor, dhe pa kryer as edhe një hetim të mirëfilltë për ankesën dhe shkeljen e pretenduar”, shkruan më tej Meta.

Po ashtu shton se me ndryshimet ligjore shmanget hetimini që i paraprin fazës së fillimit të procedimit disiplinor, dhe referon në një vendimmarrje të kryer në kushtet e urgjencës, që dukshëm ul garancitë procedurale mbrojtëse të magjistratit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re